Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërsa, 10 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 39 të tjera raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Policia gjithashtu, ditën e djeshme ka dënuar 1 mijë e 911 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Po ashtu në këtë periudhë kohore, policia ka arrestuar 13 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit.
