Brenda 24 orëve Policia në Prizren arrestoi 4 persona të dyshuar

12.11.2022

Policia e Kosovës çdo ditë ballafaqohet me situata të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët e vendit. Në raportin 24 orësh ku përfshihen ngjarjet dhe ndodhitë e fundit, policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara ka arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa 10 persona janë dërguar […]

Brenda 24 orëve Policia në Prizren arrestoi 4 persona të dyshuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë ballafaqohet me situata të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët e vendit.

Në raportin 24 orësh ku përfshihen ngjarjet dhe ndodhitë e fundit, policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara ka arrestuar 24 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

Gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se ka arrestuar 4 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale në raste të ndara, ku prej tyre njëri është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 3 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

  1. Prizren 11.11.2022 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar, shqetësuar dhe ofenduar në vazhdimësi ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  2. Rr. Haxhi Zeka, Prizren 10.11.2022 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se për arsye pronësore është kanosur nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
  3. Rr. Vëllezërit Dehari, Prizren 01.07.2022 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.      
  4. ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR-Fushë Kosovë 11.11.2022 – 14:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.” thuhet në raportin e policisë.