Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 20 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 43 të tjera raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e martë ka dënuar 1 mijë e 936 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu, policia në 24-orëshin e fundit ka arrestuar 26 persona për vepra të ndryshme penale, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.