Brenda 24 orëve në rrugët e Kosovës, 45 aksidente dhe mbi 2,100 gjoba të trafikut

15.03.2022

Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 45 aksidente trafiku. Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, 18 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar, kurse 26 të tjera raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. Policia gjithashtu, ditën e hënë ka dënuar 2 mijë e […]

Brenda 24 orëve në rrugët e Kosovës, 45 aksidente dhe mbi 2,100 gjoba të trafikut Foto: Ilustrim

Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 45 aksidente trafiku.

Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, 18 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar, kurse 26 të tjera raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e hënë ka dënuar 2 mijë e 138 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu, policia në 24-orëshin e fundit ka arrestuar 22 persona për vepra të ndryshme penale, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.