Të hënën janë regjistruar 24 aksidente në vend, prej tyre 5 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 19 aksidente ishin me dëme materiale.

Sipas Raportit të Policor, për 24 orë kanë ndodhur 24 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 5 aksidente ishin me të lënduar dhe 19 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1019 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 13 arrestime.

Policia e Kosovës, 5 persona i dërgoi në mbajtje kurse një person është në vuajtje të dënimit.