Brenda 24 ore regjistrohen 63 aksidente trafiku, një përfundon me fatalitet

06.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Edhe gjatë ditës së enjte në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline. Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej […]

Brenda 24 ore regjistrohen 63 aksidente trafiku, një përfundon me fatalitet Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Edhe gjatë ditës së enjte në Kosovë është regjistruar numër i madh i aksidenteve, raporton SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, ku prej tyre 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.

Të enjten fatkeqësisht një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë ditës së enjte ka shqiptuar 1.519 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk kanë respketuar rregullat e komunikacionit.