Brenda 24 ore policia arreston 35 persona të dyshuar, 7 të tjerë dërgohen në vuajtje të dënimit

01.12.2022

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 35 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Brenda 24 ore policia arreston 35 persona të dyshuar, 7 të tjerë dërgohen në vuajtje të dënimit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 35 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 19 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 7 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Poashtu raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Nga ky raport është bërë e ditur se gjatë ditës së mërkurë në Prizren është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila si pasojë ka pranuar edhe tretman mjekësor.