Brenda 24 ore policia arreston 29 persona të dyshuar, 3 të tjerë dërgohen në vuajtje të dënimit

10.12.2022

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 29 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Brenda 24 ore policia arreston 29 persona të dyshuar, 3 të tjerë dërgohen në vuajtje të dënimit Foto: Criminal in handcuffs

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 29 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 22 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Poashtu raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Nga ky raport është bërë e ditur se gjatë ditës së premte në Prizren janë arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale dhe janë raste të ndara nga njëra tjetra, dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri ishte në kërkim policor dhe menjëherë pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.