Brenda 24 ore policia arreston 27 persona, 3 dërgohen në vuajtje të dënimit

15.12.2022

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 27 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Brenda 24 ore policia arreston 27 persona, 3 dërgohen në vuajtje të dënimit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 27 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 15 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Poashtu raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Nga ky raport është bërë e ditur se gjatë ditës së mërkurë në Prizren është arretuar një person i dyshuar për dhunë në familje.

Prizren 14.12.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas trajtimit mjekësor në repartin e psikiatrisë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.