Brenda 24 ore policia arreston 26 persona, një në Sllapuzhan
- 14.12.2022

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së marte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 26 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 16 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
Poashtu raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Nga ky raport është bërë e ditur se gjatë ditës së martë në Prizren janë arrestuar dy persona dhe një tjetër është arrestuar në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.
“Fsh. Sllapuzhan, Suharekë 13.12.2022 – 13:10. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit” thuhet në njoftimin e policisë.