Brenda 24 ore policia arreston 19 persona, një në Prizren – dyshohet për dhunë në familje
- 12.12.2022

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 19 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 14 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
Poashtu raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Nga ky raport është bërë e ditur se gjatë ditës së dielë në Prizren është arrestuar një person pasi që i njejti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër dhe një mashkull në familjen e tij.
“Prizren 08-09.12.2022, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovarë. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.