Brenda 24 ore policia arreston 18 persona, tre dërgohen në vuajtje të dënimit

20.12.2022

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Brenda 24 ore policia arreston 18 persona, tre dërgohen në vuajtje të dënimit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 11 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Persona të arrestuar18
Persona në mbajtje11
Persona në ndalim policor /
Persona në vuajtje të dënimit3

Rikujtojmë se gjatë ditës së dielë policia kishte arrestuar 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.