Brenda 24 ore policia arreston 18 persona, një dërgohet në vuajtje të dënimit
- 17.12.2022

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 10 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, një është në ndalim policor ndërsa, një të tjerë është dërguar në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.