Brenda 24 ore policia arrestoi 29 persona të dyshuar, një dërgohet në vuajtje të dënimit

02.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 29 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Brenda 24 ore policia arrestoi 29 persona të dyshuar, një dërgohet në vuajtje të dënimit Foto: Criminal in handcuffs

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 29 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 16 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se të dielën ka arrestuar një person të kërkuar në bazë të urdhëresës së gjykatës dhe se i njejti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Prizren 01.01.2023 – 21:50. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është  arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar ne vuajtje të dënimit.” thuhet në njoftimin e policisë.