Brenda 24 ore policia arrestoi 27 persona të dyshuar, një në Suharekë

17.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 27 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Brenda 24 ore policia arrestoi 27 persona të dyshuar, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 27 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 22 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, ku sipas policisë thuhet se i dyshuari në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe gruas së tij.

“Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

Poashtu, edhe Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një grua e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e saj 13 vjeçar.

“Prizren, 16.01.2023 – 02:00. Është arrestuar e dyshuara  kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të moshës 13 vjeç, viktimës mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në njoftim.