Brenda 24 ore policia arrestoi 17 persona të dyshuar, dy dërgohen në vuajtje të dënimit
- 21.12.2022

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 17 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 11 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në ndalim policor dhe dy të tjerë vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Persona të arrestuar | 17 |
Persona në mbajtje | 11 |
Persona në ndalim policor | 3 |
Persona në vuajtje të dënimit | 2 |