Brenda 24 ore policia arrestoi 16 persona të dyshuar, një në Suharekë
- 29.12.2022

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 16 persona, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 14 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar pë dhunë në familje.
I dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njejti është dërguar në mbajtje.