Brenda 24 ore në Policinë e Prizrenit u raportuan dy raste të dhunës në familje, arrestohet një i dyshuar

20.01.2023

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Gjatë ditës së enjte në Policinë e Prizrenit janë raportuar dy raste […]

Brenda 24 ore në Policinë e Prizrenit u raportuan dy raste të dhunës në familje, arrestohet një i dyshuar Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës së enjte në Policinë e Prizrenit janë raportuar dy raste të dhunës në familje të ndara nga njëra tjetra, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se rasti i parë është raportuar rreth orës 15:12, ku një femër ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull.

Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Prizren 19.01.2023-15:12. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, disa orë më vonë policia njofton se një femër ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar.

Policia bën të ditur se arsyeja e sulmit ka qenë një mosmarrëveshje, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

Policia poashtu njofton se për rastin në fjalë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 19.01.2023-15:12. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.” thuhet tutje në njoftim.