Brenda 24 ore arrestohen 18 persona të dyshuar, një dërgohet në vuajtje të dënimit

24.12.2022

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Brenda 24 ore arrestohen 18 persona të dyshuar, një dërgohet në vuajtje të dënimit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 13 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Persona të arrestuar18
Persona në mbajtje13
Persona në ndalim policor /
Persona në vuajtje të dënimit1

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të paras, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e lëndëve narkotike.

Fsh. Vllashnje, Prizren 23.12.2022 – 08:40. Nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë realizimit të urdhëresës së gjykatës për kontrollin e një shtëpie dhe dy lokaleve janë gjetur dhe sekuestruar  99.71 gram  substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.  Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e ndalimit në Prizren për rastin e narkotikëve.” thuhet në njoftimin e policisë.