Brenda 24 ore arrestohen 18 persona, 3 dërgohen në vuajtje të dënimit

14.01.2023

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale. Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, në 24 orëshin […]

Brenda 24 ore arrestohen 18 persona, 3 dërgohen në vuajtje të dënimit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 9 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjetër në vuajtje të dënimit.

Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Persona të arrestuar18
Persona në mbajtje9
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit3