Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 8 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 3 aksidente ishin me të lënduar dhe 5 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK ka shqiptuar 142 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 30 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 persona janë në vuajtje të dënimit.
