Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 76 aksidente trafiku, një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 32 aksidente kanë përfunduan me të lënduar dhe 43 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 2,101 tiketa trafiku.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore policia ka arrestuar 31 persona, ku 16 prej tyre u dërguan në mbajtje dhe tre të tjerë në vuajtje të dënimit.