Brenda 24 ore 72 aksidente, afër 1500 tiketa trafiku e 26 të arrestuar

08.09.2021

Raporti i rregullt ditor i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje. Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 72 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 14 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 58 të […]

Brenda 24 ore 72 aksidente, afër 1500 tiketa trafiku e 26 të arrestuar Foto: Ilustrim

Raporti i rregullt ditor i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje.

Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 72 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 14 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 58 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1,481 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën janë arrestuar 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër në vuajtje të dënimit.