Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, kurse 20 aksidente përfunduan me të lënduar dhe 51 të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,258 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.