Brenda 24 ore 70 aksidente në Kosovë, policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba

10.06.2022

Policia në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 70 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 24 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 46 sosh me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se […]

Brenda 24 ore 70 aksidente në Kosovë, policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba Foto: Ilustrim

Policia në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 70 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 24 aksidente të tjera përfunduan me persona të lënduar dhe 46 sosh me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,6497 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 16 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.