Brenda 24 ore 68 aksidente trafiku në Kosovë, policia nuk fal – dënon mbi 2 mijë shoferë

26.08.2022

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se brenda […]

Brenda 24 ore 68 aksidente trafiku në Kosovë, policia nuk fal – dënon mbi 2 mijë shoferë Foto: Two men reporting a car crash for the insurance claim,main focus on red triangle

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 68 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 19 aksidente kanë qenë me persona të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 36 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjithashtu, për 24 orë Policia ka arrestuar 28 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbjajte dhe tre të tjerë në vuajtje të dënimit.