Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, kurse 21 aksidente përfunduan me të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,386 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.