Brenda 24 ore 60 aksidente, një prej tyre me fatalitet e mbi 2 mijë gjoba trafiku

13.04.2022

Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet. Ndërsa, 18 aksidente kanë përfunduan me të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre […]

Brenda 24 ore 60 aksidente, një prej tyre me fatalitet e mbi 2 mijë gjoba trafiku Foto: Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 18 aksidente kanë përfunduan me të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar 2,038 tiketa trafiku.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore policia ka arrestuar 10 persona, ku 7 prej tyre u dërguan në mbajtje.