Brenda 24 ore 59 aksidente, mbi 1,400 tiketa trafiku e 26 të arrestuar

19.01.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 59 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 21 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur […]

Brenda 24 ore 59 aksidente, mbi 1,400 tiketa trafiku e 26 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 59 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 21 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,468 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 26 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër tjerë në vuajtje të dënimit.