Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, kurse 26 aksidente përfunduan me të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,230 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe katër të tjerë në vuajtje të dënimit.