Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, kurse 21 aksidente përfunduan me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 986 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 9 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerë në vuajtje të dënimit.