Brenda 24 ore 54 aksidente trafiku në Kosovë, policia dënon mbi 1 mijë e 900 shoferë

30.09.2022

Vetëm në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 54 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 11 prej tyre me persona të lënduar kurse 43 tjerë vetëm me dëme materiale. Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 966 tiketa trafiku për shoferët […]

Brenda 24 ore 54 aksidente trafiku në Kosovë, policia dënon mbi 1 mijë e 900 shoferë Foto: Ilustrim

Vetëm në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 54 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 11 prej tyre me persona të lënduar kurse 43 tjerë vetëm me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 966 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 21 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje.