Pasiqë, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, shpesh herë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti.
Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.
Ndërsa, 20 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera përfunduan me dëme materiale.
Gjithashtu, PK ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka shqiptuar 924 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar 32 persona për vepra të ndryshme penale, ku 27 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.