Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet për pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave të komunikacionit.

Pasi që, si pasojë e mosrespektim të rregullave të komunikacionit, ndonjëherë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidente trafiku.

Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë nodhur 54 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 aksidente të tjera përfunduan me dëme materiale.

Gjithashtu, PK ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka shqiptuar 1,543 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar 24 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.