Brenda 24 ore 53 aksidente, afër 1,500 tiketa trafiku e 21 të arrestuar
- 26.01.2022
- 0 komente
Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësues.

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 53 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërkaq, 14 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.
Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,483 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 21 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.
KOMENTE0
Leave a Reply