Brenda 24 ore 53 aksidente, afër 1400 gjoba për kundërvajtje në trafik e 25 të arrestuar

03.09.2021

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie. Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 53 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të […]

Brenda 24 ore 53 aksidente, afër 1400 gjoba për kundërvajtje në trafik e 25 të arrestuar Foto: Ilustrim

Raportet e ditëve të fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie.

Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 53 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1,376 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten janë arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në ndalim policor dhe 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.