Brenda 24 ore 51 aksidente, mbi 1800 gjoba të shqiptuara dhe 19 të arrestuar

30.04.2022

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 51 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 22 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar […]

Brenda 24 ore 51 aksidente, mbi 1800 gjoba të shqiptuara dhe 19 të arrestuar Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 51 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 22 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1 mijë e 810 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 19 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit.