Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 51 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 15 aksidente të tjera të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar 1 mijë e 994 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 19 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse një tjetër në vuajtje të dënimit.