Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 5 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me të lënduar dhe vetëm 5 aksidente ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK ka shqiptuar 43 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 25 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është në ndalim policor.