Brenda 24 ore 47 aksidente, mbi 1,700 tiketa trafiku e 23 të arrestuar

21.01.2022

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 47 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 20 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur […]

Brenda 24 ore 47 aksidente, mbi 1,700 tiketa trafiku e 23 të arrestuar Foto: Emergency lights flashing on police cars at night at the scene of an accident or crime. / GettyImages

Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 47 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 20 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,745 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 23 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje.