Brenda 24 ore 45 aksidente, mbi 1900 tiketa trafiku e 31 të arrestuar

09.04.2022

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë nodhur 45 aksidente trafiku, prej tyre 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale. Gjithashtu, polica […]

Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë nodhur 45 aksidente trafiku, prej tyre 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, polica gjatë ditës së premte ka shqiptuar edhe 1,990 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 31 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 të tjerë në vuajtje të dënimit.