Raporti i rregullt ditor i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie.
Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 43 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.
Ndërsa, 16 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.
Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1,847 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën janë arrestuar 33 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në ndalim policor dhe 6 të tjerë në vuajtje të dënimit.