Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 43 aksidente.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 15 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 28 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 444 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 15 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.
