Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve, janë regjistruar 42 aksidente në trafik, 13 prej tyre përfunduan me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e martë ka dënuar 2 mijë e 48 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka arrestuar 24 persona, ku 14 prej tyre janë dërguan në mbajtje dhe 2 të tjerë në vuajtje të dënimit.