Brenda 24 ore 41 aksidente trafiku në Kosovë, policia dënon mbi 1 mijë e 800 shoferë

14.09.2022

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 41 […]

Brenda 24 ore 41 aksidente trafiku në Kosovë, policia dënon mbi 1 mijë e 800 shoferë Foto: Police yellow line on traffic accident

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 17 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 24 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 844 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 17 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.