Brenda 24 ore 39 aksidente në Kosovë, policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba

01.09.2022

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se brenda […]

Brenda 24 ore 39 aksidente në Kosovë, policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 39 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 16 aksidente kanë qenë me persona të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 118 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjithashtu, për 24 orë Policia ka arrestuar 16 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbjajte, një në ndalim policor dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.