Dita e dielë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.
Gjatë ditës së dielë në tërë vendin kanë ndodhur 39 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 17 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.
Gjithashtu, gjatë 24 orëshit të fundit policia ka shqiptuar edhe 1148 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Të dielën Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.