Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 37 aksidente trafiku.

11 aksidente trafiku përfunduan me persona të lënduar, kurse 26 të tjera raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e djeshme ka dënuar 2 mijë e 75 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia po ashtu në këtë periudhë kohore ka arrestuar 29 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerë në vuajtje të dënimit.