Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 15 aksidente ishin me të lënduar dhe 21 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1260 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 35 persona, ku 21 janë dërguar në mbajtje.

Aksident trafiku me fatalitet/
Aksident trafiku me të lënduar15
Aksident trafiku me dëme materiale21
Tiketa trafiku të shqiptuara1260
Persona të arrestuar34
Persona në mbajtje21
Persona në ndalim policor/
Persona në vuajtje të dënimit/