Brenda 24 ore 118 aksidente, mbi 1400 tiketa trafiku e 20 të arrestuar

30.12.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 118 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 55 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 63 të tjera me dëme […]

Brenda 24 ore 118 aksidente, mbi 1400 tiketa trafiku e 20 të arrestuar Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 118 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 55 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 63 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,459 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 20 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje.